Vdes foshnja në QKUK si pasojë e anomalisë gjenetike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka lindur një foshnje me anomali në fytyrë.

Foshnja ka lindur para kohe dhe me sy e gojë në fyt, e ku si pasojë ka gjetur vdekjen.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin edhe zyra për informim e QKUK-së.

Sipas Zyrës për informim, foshnja ka lindur para kohe me peshë 600 gramë dhe me anomali gjenetike.

“Zyra për informim e QKUK-së konfirmon se një nënë ka lindur foshnjën e saj para kohe me peshë 600 gramësh, përderisa foshnja ka lindur me anomali gjenetike që njihen edhe shkencërisht. Nëna nga Mitrovica shtatzënësinë e saj e ka përcjellë jashtë QKUK-së, pra nuk i ka kryer kontrollet në QKUK, por  në Mitrovicë, por vetëm ka ardhur për lindje të parakohshme”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

“Pas lindjes foshnja menjëherë është transferuar për kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë, por për shkak të anomalive gjenetike që ka pasur nuk ka arritur të mbijetojë”, shpjeguan nga Zyra për informim për Telegrafin.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...