Vdekja e parakohshme e meshkujve mund të ketë lidhje me seksin?

PUBLIKUAR

Shkencëtarët janë befasuar nga rezultatet e hulumtimit

Reduktimi i dëshirës seksuale te meshkujt mund të lidhet me një rrezik të shtuar të vdekjes së parakohshme, ka zbuluar një studim japonez.

Shkencëtarët ende nuk kanë vërtetuar lidhjen shkakësore midis vdekshmërisë dhe dëshirës seksuale, por ata supozojnë se ulja e dëshirës seksualeund të jetë një tregues delikat i disa problemeve të tjera shëndetësore.

Interesi seksual është i rëndësishëm sepse në përgjithësi është një tregues i shëndetit të mirë dhe cilësisë së jetës, transmeton Telegrafi.

Analiza e publikuar në revistën “Plos One” bazohet në të dhënat e mbledhura midis 20.969 pjesëmarrësve (8.558 burra dhe 12.411 gra) mbi moshën 40 vjeç, të cilët kryenin ekzaminime të rregullta sistematike në prefekturën japoneze të Yamagata-s.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Yamagata studiuan interesin seksual, të cilin pjesëmarrësit e studimit e raportuan vetë në një pyetësor dhe më pas monitoruan shëndetin e tyre gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Nga 20,969 subjektet origjinale në periudhën e vëzhguar, 503 prej tyre vdiqën, raporton portali Science Alert.

Gjithashtu u hetua lidhja midis interesit seksual dhe rritjes së vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e tjera, si vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare ose vdekja nga kanceri.

Vdekshmëria nga të gjitha shkaqet u zbulua të ishte dukshëm më e lartë te meshkujt që raportuan mungesë interesi për seksin.

Lidhja u vu re pas përjashtimit të faktorëve të tjerë të rrezikut, si presioni i lartë i gjakut, diabeti, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, mbipesha dhe stresi.

“Ky është studimi i parë që shikon lidhjen midis libidos dhe vdekshmërisë në një komunitet më të madh,” shkruajnë autorët.

Te gratë, situata është e ndryshme

Gratë kishin më shumë gjasa të raportonin mungesë të interesit seksual (16 përqind) sesa burrat (tetë përqind), por ato nuk gjetën një lidhje midis uljes së dëshirës seksuale dhe vdekshmërisë si te burrat.

Meqenëse studimi ishte thjesht vëzhgues, shkencëtarët nuk mund të përcaktonin se cili faktor ishte shkaku dhe cili efekt.

“Është e mundur që mungesa e dëshirës seksuale të lidhet me zakonet e jetesës jo të shëndetshme të meshkujve. Por është gjithashtu e mundur që të lidhet me ndryshime inflamatore, neuroendokrine dhe imunologjike” në organizëm.

Do të nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar saktësisht se çfarë po ndodh, por edhe zbulimi i një lidhjeje të mundshme është një hap i rëndësishëm, sipas shkencëtarëve japonezë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...