Vazhdon përhapja e madhe e koronavirusit në Premierligë: Shtyhet edhe një ndeshje tjetër

PUBLIKUAR

Ndeshja e së dielës mes Aston Villës dhe Evertonit në Premierligë është shtyrë për një datë të më vonshme, për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit në Villa Park.

Aston Villa iu kërkoi zyrtarëve të Premierligës ta pranojnë shtyrjen e ndeshjes për shkak të virusit, i cili e ka detyrua klubin ta mbyllë qendrën stërvitore javën e kaluar, pasi një numër i madh i lojtarëve dhe stafit janë ende të izoluar, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja e Villës kundër Tottenhamit, e caktuar të luhej të mërkurën (dje), u shty po ashtu.

Villa ishte në gjendje të luante në ndeshjen e rrethit të tretë në FA Cup kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar, por vetëm me lojtarë nga akademia dhe nga ekipi U23.

Evertoni e ka pranuar shtyrjen e ndeshjes. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...