Vazhdon konkursi për pranimin e pilotëve

PUBLIKUAR

Qendra për Trajnim të Pilotëve dje në Shtëpinë e ARM-së në Shkup mbajti prezantim të trajnimeve për pilotë i cili, siç tha kapiteni Borçe Manev, ka për qëllim ta afrojë profesionin e pilotit deri tek të rinjtë.

Kapiteni Manev, i cili njëherit është edhe instruktor për fluturim në Qendër, përkujtoi se në vijim është konkursi për pranimin e pilotëve ushtarakë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa do të zgjasë deri më 3 mars të këtij viti.

Ai paralajmëroi se muajin e ardhshëm prezantim të këtillë do të organizojë edhe në Qendrën për Trajnim në kazermën “Strasho Punxhur”.

Në prezantim të pranishmit i përshenderi drejtori i Qendrës për Trajnim të Pilotëve, Jaari Shraga, ndërsa ligjërata motivuese dhe prezantime realizuan disa instruktorë.

Ngjarja e sotme nga deri tani prezantimet e organizuara, sipas kapitenit Manev, është më e vizituar, ndërsa pritjet janë se rreth 300 djem dhe vajza do të shfaqin interes për pilotë ushtarakë në ARM.

Për paraqitje në konkurs të rinjtë duhet të kenë të mbaruar arsim të lartë, të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Gjatë pranimit të personave për aftësim profesional me ciklin e parë të përfunduar të studimeve për nevojat e Ministrisë dhe Armatës, do të respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe përkatës të bashkësive./MIA/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...