Vazhdojnë takimet konsultative për planifikimin e buxhetit

PUBLIKUAR

Takimet konsultative të marten janë mbajtur në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, në Janjevë në të cilin merrnin pjesë banorët e fshatrave: Janjevë, Akllap, Teqe, Brus. Pastaj kanë vazhduar edhe me banorët e fshatrave: Banullë Gllogovc, Llugaxhi, Bujari, Rubovc, Kojsë. Ndërsa në orët e mbrëmjes dëgjimet publike për buxhetin janë zhvilluar edhe me banorët e fshatrave Sllovi, Smallushë, Qallapek.
Në hapjen e këtyre takimeve Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është shprehur se këto dëgjime kanë një rëndësi shumë të madhe për të gjithë qytetarët sepse përmes tyre përcaktohen edhe prioritet për vitin e ardhshëm dhe viteve në vazhdim.
Kryetari Ahmeti, ka thënë se buxheti për vitin 2017 kap shumën prej14,025,258.00 prej të cilit 11,916,711.00 vijnë nga granti qeveritar, ndërsa nga të hyrat vetanake 2,108,547.00 e që është një kontribut i drejtpërdrejt i qytetarëve përmes pagesave të ndryshme.
Kreu lipjanas, ka folur edhe për realizimin e shumë projekteve të rëndësishme që do të realizohen në Komunën e Lipjanit, duke përfshirë këtu edhe projeketet që janë në realizim e sipër nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme e të cilat më së shumti kishin të bëjë më tepër në infrastrukturë siq është asfaltimi rrugëve, kanalizime,ujësjellës, fusha sportive, por edhe projekte të shumta në fushën e arsimit dhe atë të shëndetësisë.
Të gjitha kërkesave nga ana e qytetarëve i është përgjigjur Kryetari Ahmeti, sëbashku me disa nga drejtorët komunal dhe Kryesuesen e Kuvendit Vlora-Limani Hajnuni.
Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit 2017-2019 sot nga ora 19:00, do të zhvillohen me banorët e fshatit Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllanicë, Llugë, Torinë dhe Poturovc në shkollën e fshatit Dobrajë e Madhe.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...