Vazhdojnë reshjet, IHMK paralajmëron se mund të ketë përmbytje

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës ka njoftuar se nga pasditja e sotme do të vazhdojnë reshjet në pjesën më të madhe të vendit, por me sasi dhe intensitet më të lart në pjesën perëndimore.

Sipas IHMK-së, këto reshje do ta vështirësojnë edhe më shumë situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit.

“Duke filluar nga sot pasdite 22/11/2022, në pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë reshjet, por me intensitet dhe në sasi, më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit. Kjo situatë do ta vështirësoi edhe më tepër edhe ashtu të rënduar nga ditët e kaluar e të cilat shkaktuan disa vërshime. Aktualisht tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të letë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngitje me mundësi që ti kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve”, thuhet në njoftim.

IHMK thotë se kjo situatë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme por me intensitet më të ulët.

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...