Vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Rufc të Ri e Ribar të Madh

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se sot kanë vazhduar dëgjimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2020-2022.

Dëgjime Buxhetore janë mbajtur me banorët e fshatit Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Ribar i Vogël, Hallaq i Vogël dhe Hallaq i Madh, shkruan Komuna e Lipjanit.

Po ashtu takime lidhur me planifikim të buxhetit është mbajtur edhe me banorët e fshatit Ribar i Madh, Zllakuqan, Kraishtë, Buajn, Bregu i Zi dhe Varigoc.
Latif Ramadani Drejtor për Buxhet dhe Financa gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2019-2020 duke bashkëbiseduar me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.

Qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal.
Përmes këtyre takimeve me qytetarë nëpër vendbanime, synohet që të arrihet nxjerrja e prioriteteve që kanë vendbanimet, në mënyrë që përmes kërkesave të marra drejtpërdrejt nga qytetarët dhe grupet tjera të interesit, të hartohen prioritetet për investimet kapitale, njofton Komuna.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 9 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, people eating, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...