Vazhdohet afati për aplikim për ndarje subvencioneve nga Komuna për vitin 2017

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka vazhdur afatin për Organizatat joqeveritare të interesuara dhe aktive që është vazhduar afati për aplikim për projektet e tyre për ndarje subvencioneve nga Komuna për vitin 2017, transmeton LipjaniNews

Njoftimi plotë nga Komuna Lipjanit…

NJOFTOHEN, Organizatat joqeveritare të interesuara dhe aktive, të cilat zhvillojnë aktivitetet e tyre në Komunën e Lipjanit, se është vazhduar afati për aplikim për projektet e tyre për ndarje subvencioneve nga Komuna për vitin 2017, sipas Ftesës publike për aplikim e datës 06.03.2017.
Afati për aplikim vazhdohet deri me datën 14.04.2017 ora 16:00.
Të gjitha organizatatat Joqeveritare aktive të cilat kanë aplikuar mirëpo nuk kanë kompletuar dokumentacionin e kërkuar sipas ftesës publike për aplikim do tu ipet edhe një mundësi për kompletimin e dokumentacionit dhe afati i fundit për kompletim të dokumentacionit do të jetë dita e fundit për aplikim përkatësisht më së largu me datë 14.04.2017 ora 16:00.

/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...