Hiri i Fidel Castros është varrosur sot në një ceremoni private në varrezat “Santa Ifigenia” në qytetin lindor, Santiago.
Lajmi është bërë i ditur në ueb-sajtin e radios shtetërore të Kubës “Reloj”, transmeton Express.
Ceremonia e varrimit të ish liderit revolucionar të Kubës, Fidel Castros, pritej të transmetohej drejtpërdrejt në televizion, por zyrtarët kubanë njoftuan pak orë para se të fillonte ceremonia se ajo nuk do të transmetohej, transmeton Express.
Kështu ceremonia e varrimit të tij u bë sot në mënyrë private.
Ndërkohë, ministri francez i Mjedisit, Segolene Royal, ka thënë pas varrimit: “Nuk ka pasur fjalime. [Ceremonia] ishte shumë e thjeshtë.”
Varrimi i hirit të Castros i dha fund mbajtjes së zisë kombëtare nëntë-ditore nëpër Kubë./Express/


