Varane kryen me sukses testet mjekësore te Manchester United

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane ka kryer me sukses pjesën e dytë të testeve mjekësore te Manchester United.

Ai tani pritet të nënshkruajë kontratën e re me “Djajtë e Kuq”, transmeton Gazeta Express.

Varane do të jetë pjesë e ekipit anglez deri në qershor të vitit 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Zyrtarizimi i tij nga Manchester United pritet të bëhet në orët në vazhdim.

28-vjeçari ishte pjesë e Real Madridit që nga viti 2011, duke kaluar në “Santiago Bernabeu” plot 10 vite. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...