Varane e konfirmon të ardhmen

PUBLIKUAR

Raphael Varane i ka hedhur poshtë thashethemet se do t’i bashkohet kundërshtarit të nesërmen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionë, Chelsea, gjatë verës, duke këmbëngulur se është i përqendruar vetëm në Real Madridin.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo shkroi të dielën se të kaltrit e kanë kaluar Manchester Unitedin në garë për mbrojtësin francez, transmeton Gazeta Express.

Por Varane këmbëngul se është 100 për qind i përkushtuar ndaj Realit, me gjithë thashethemet që e shtyjnë drejt largimit në fund të sezonit.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Chelseat të martën, Varane tha: “E ardhmja ime është e qartë: përqendrimi i vetëm i imi është në ndeshjet e mbetura të sezonit”.

“Duhet të përqendrohemi në ndeshjet e mbetura. Mesazhi qe e kam për tifozët është se unë jam 100% i përqendruar në ekip”, shtoi ai.

Varane ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2022, por nuk ka pasur bisedime për vazhdimin e saj deri tani. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...