Menaxheri i ri i Manchester United, Louis Van Gaal, është prezantuar nga klubi i tij i ri.
Holandezi arriti në qendrën stërvitore të klubit të tij të ri të mërkurën, për të filluar periudhën e punës së tij si menaxher i United dhe ai u shpreh shumë i ngazëllyer në fjalët e tij të para.
“Është klubi më i madh në botë për shkak të mirënjohjes që ka marrë anë e mbanë botës. Vitin e kaluar ne kemi qenë në vendin e shtatë në Ligën Premier, kështu që ne nuk kemi qenë në nivelin tonë”.
“Kur isha në Kinë dhe së fundmi në Brazil, të gjithë më pyetën për Unitedin dhe në gjithë botën flitet për Unitedin. Ky është dallimi. Ka shumë pritje, por po ashtu është një sfidë e madhe për shkak të kësaj”.
“Unë kam stërvitur Barcelonën që është klubi më i madh në Spanjë, kam stërvitur Ajaxin që është numri një në Holandë dhe kam stërvitur Bayernin, kubin më të madh në Gjermani. Tani jam në klubin më të madh anglez”, u shpreh Van Gaal.



