Asllani në radarët e Barcelonës, Bayernit dhe Dortmundit, ja si përgjigjet ai

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave në rritje që e lidhin me disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, përfshirë Barcelonën, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

23-vjeçari kosovar po kalon një sezon mbresëlënës në Bundesligë, duke u shndërruar në një nga talentet më të spikatura të sulmit.

Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa shumë gjigantë evropianë raportohet se e kanë futur në listën e tyre të dëshirave.

Asllani, në një prononcim të shkurtër, u shpreh se ndihet i nderuar nga interesimi, por se fokusi i tij kryesor mbetet te skuadra aktuale.

“Sigurisht, nuk mund të mos i vërej ato që shkruhen. Është nder dhe pak krenari që përmenden emra të tillë klubesh, por aktualisht jam plotësisht i përqendruar te Hoffenheimi,” tha ai, shkruan Gazeta Express.

“Dua të vazhdoj të jap më të mirën në ndeshjet, javët dhe muajt në vijim. Kjo është ajo që ka rëndësi për momentin. Në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithçka me radhë,” përfundoi sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës.

Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se Hoffenheim pritet të përfitojë ndjeshëm nga shitja e tij në verë, me një çmim të mundshëm që arrin rreth 30 milionë euro.

Barcelona thuhet se e sheh Asllanin si një opsion afatgjatë për ta pasuar Robert Lewandowskin. /GazetaExpress

 

 

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...