Van Dijk zbret në fushë pas 285 ditësh, s’mund ta përshkruajë gëzimin

PUBLIKUAR

Ditët e vështira kanë mbaruar. Virgil van Dijk është rikthyer të shijojë atë që di të bëjë më së miri, të luajë futboll.

Pas 285 ditësh vuajtje dhe punë të palodhshme, shkaku se kishte dëmtuar ligamentet, Van Dijk është kthyer në aksion në miqësoren që Liverpooli e humbi 4-3 nga Hertha Berlin.

Van Dijk hyri në pjesën e dytë dhe tha se nuk ka fjalë të përshkruajë se si ndihet për këtë rikthim në fushë.

Ai i ka falenderuar të gjithë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira në karrierë, derisa tani premton vetëm punë për të bërë një sezon të madh me Liverpoolin, pas sezonit të kaluar që ishte zhgënjyes për Redsat.

Kundër Herthës, u rikthye në fushë edhe Joe Gomez, dyshja e mbrojtjes që nëse do të jenë të gatshëm çdo ndeshje, do të jenë një armë e fort për Liverpooli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...