Van Dijk dhe Gomez do të mungojnë edhe në EURO 2020, thotë Klopp

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësit Virgil van Dijk dhe Joe Gomez nuk do të riaftësohen plotësisht për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2020 gjatë kësaj vere, sipas trajnerit të Liverpooli Jurgen Klopp.

Përfaqësuesi i Holandës Van Dijk u operua pas një lëndimi të rëndë në ligamentet e gjurit në tetor, transmeton Gazeta Express.

Gomez u lëndua gjatë një ndeshjeje me Kombëtaren e tij, Anglinë, në nëntor dhe u operua në gjurin e majtë.

“Joe nuk është duke vrapuar, Virgil ka filluar të vrapojë tashmë por do të jetë shumë e vështirë”, tha Klopp.

EURO 2020 do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik, pasi u shty për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Duke folur për përfshirjen e mundshme të Van Dijk dhe Gomez në këtë turne, Klopp: “Nuk është vendimi im, por të jem i sinqertë, siç jam informuar unë, ka shumë pak gjasa”.

“Jo sepse unë nuk i lejoj të shkojnë, por për shkak të shkallës së lëndimit të tyre. Ne shpresojmë se ata do të jenë të gatshëm t’i nisin përgatitjet me ne për sezonin e ardhshëm, këtë shpresë e kemi ne”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...