Valon Syla për Blerim Velën: Paska folur për PAN’in ky llaskuçi që vetë ishte këshilltar i PAN’it

PUBLIKUAR

Shefi i Stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka etiketuar mediat si “media të PAN’it”, ndërkohë që vetë Vela ka qenë këshilltar i Enver Hoxhajt të PDK’së. E lidhur me këtë ka reaguar gazetari Valon Syla, shkruan Express.

Syla e ka quajtur Velën “llaskuç” duke thënë “Paska folur ky llaskuçi i qeverive, Mr. Vela. Ky vetë këshilltar i PAN’it…”.

Tujte, Syla për Velën tha se eksponentët e qeverisë si Glauk Konjufca, Besnik Bislimi e Liburn Aliu, e kanë kompleksuar edhe të ashtuquajturën “PRONTO”, duke punësuar familjarë.

“…Tash kishe Pronto? O nuk dhezë mo Pronto se Liburn Aliu, e Glauku bashkë me Bislimin e Vitinë e ka kompleksu me punësime të motrave e tezeve edhe Pronton”, ka shkruar Syla.

Cilësimi i ish-këshilltarit të Enver Hoxhajt, ka ardhur pas raportimeve për takimin e ftuar nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani, me partitë politike, për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e Taskë Forcës kundër pandemisë dhe IKSHP-së për ndikimin eventual që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike që po kalon vendi.

Gjithmonë sipas Velës, ftesa e presidentes s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve.

Ftesa e presidentes për partitë e siguruar nga Gazeta Express, thotë se aty do të diskutohet opinioni dhe rekomandimi i IKSHP-së lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...