Valon Gërbeshi: PRES

PUBLIKUAR

PRES

Edhe sot,
si pardje e dje,
n’restaurant afër tyre
pres me shpresë
dikush nga ta
të më thërras në telefon

vazhdoj…të pres,
me vete mendoj’
kur të më thërrasin
si t’ju prezentohem?
çka t’u them?
sa përvojë dhe shkollë
për këtë punë kam,
apo t’u them si atëherë;
” Partia të rrojë?”.

Pres,
siç pret një barkë zbrazur
me lugën e makiatos luaj
dhe vetes ngushëllim i gjej

vazhdoj të pres
në këtë vend,
ku klasa e tyre hanë

Dikur,
një barkëmadhë kravat shtrembëruar
i ngopur tashmë
më flet,
e më shuan atë shpresë

E unë sërish
projektoj
një shpresë,
me një frymë të re
e atëherë,
Ty që ma vrave këtë shpresë,
do të pres,
kush a thua vallë?

(Shkroi: Valon Gërbeshi)

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...