Vajza iu vra gjatë sulmit terrorist në Gjermani, ja çka bën televizioni gjerman për familjen nga Kosova

PUBLIKUAR

Abnori e vë një foto të motrës së tij poshtë dhe një arushë të bardhë. Zbukurime me lule dhe foto të viktimave tjerë. “Në fakt unë e urrej këtë vend”, thotë 22-vjeçari. “Por, ky ishte vendi i fundit ku ishte ajo”, shkruan ‘Bild.de”.

Gati një vit më parë David S. Kishte qëlluar nënë persona në “Olympic Shopping Center (OEZ)” në Munih. Motra e Arbnorit, Armela Segashi, 14-vjeçare ishte viktima e parë. Më 22 korrik 2016, ai nuk e mbrojti me sukses, përcjell albinfo.ch.

Në përvjetorin “ZDFinfo”, portretizon familjen e Armelas. “Hija e Krimit”, nga Gunnar Mergner dhe Carsten Frank do të shfaqet të enjten nga ora 20:15. Reporterja e ZDF-së, Sarah Tacke shoqëron vëllain, motrën dhe prindërit në rrugën e tyre të vështirë në jetë.

David S. me rrënjë iraniane kishte sulmuar të rinjtë në restorantin e McDonalds në OEZ, ku ata po festonin fundin e javës para festës. Ai më pas kishte qëlluar duke vrarë nëntë persona, ku tre ishin shqiptarë.

Më pas tregohet për vështirësitë që kishte familja nga Kosova, kur kuptoi se Armela ishte në mesin e viktimave. Në funeralin e saj në Kosovë morën pjesë 15 mijë persona.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...