Vaji i kokosit i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve të zemrës

PUBLIKUAR

Vaji i kokosit është vlerësuar si super ushqim, është akuzuar për yndyrën e saturuar, lavdëruar për përdorim si produkt i bukurisë, dhe i përgojuar për përmbajtjen e kalorive.

Kur është fjala për këtë vaj, bota thjesht nuk di çfarë të mendojë!

Sidoqoftë, studimet e fundit nga hulumtuesit e Universitetit Cambridge kanë zbuluar se vaji i kokosit faktikisht mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës kur konsumohet çdo ditë për vetëm katër javë, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e serisë ‘Trust Me I am a Doctor’ të kanalit BBC2, profesori Kay-Tee Khaw dhe profesoresha Niti Forouhi kishin rekrutuar 94 vullnetarë të moshës mes 50 dhe 75 vjet, prej të cilëve asnjëri nuk kishin pasur histori me probleme të zemrës apo diabet.

Ata i kishin ndarë pjesëmarrësit në tri grupe dhe u kishin kërkuar t’i konsuminin nga 50 gramë vaj kokosi, vaj ulliri apo gjalpë pa kripë çdo ditë për katër javë.

Sipas shkencëtarëve, ata të cilët kishin konsumuar vaj kokosi kishin pasur rritje të niveleve të HDL-së (kolesterinës së mirë) me një rritje mesatare prej 15 për qind.

Kjo ka bërë që shkencëtarët të bien në konstatim se vaji i kokosit mund t’i zvogëlojë shanset e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...