Ushtruan dhunë ndaj nënës, djalit dhe bashkëshortit – arrestohen dy persona në Ferizaj dhe Shtime

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për dhunë në familje, njërin në Ferizaj e tjetrin në Shtime.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në rajonin e Ferizajt është raportuar për tri raste të dhunës në familje.

Rreth orës 12:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Gllavicë të Shtimes është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin H.B (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore djalit të tij 15 vjeçar”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Agim Prodani” në Ferizaj.

“Rreth orës 21:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘Agim Prodani’ në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin D.B (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar nënën e tij V.S (F/K) e moshës 51 vjeçare”, thuhet aty.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Shtërpcë.

“Rreth orës 22:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion së në fshatin Sevce të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se personi I.S (F/K) e moshës 39 vjeçare, shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore bashkëshortit të saj S.N (M/K) i moshë 43 vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...