Ushtrimi Agaseki është jashtëzakonisht efikas: Tre minuta çdo ditë dhe do ta eliminoni dhjamin nga ijët dhe stomaku pa mundim!

PUBLIKUAR

Ky ushtrim nxit metabolizmin dhe ndihmon të ngrihemi me humor të mirë, meqenëse pengon pagjumësinë

Agaseki ndihmon që trupin e pastërvitur ta përgatitni për ushtrime më intensive. Nëse rregullisht do të bëni këtë ushtrim, jo vetëm që do të humbni shtresat e tepërta në ijët dhe stomak, por do të bëheni më elastik.

Edhe nëse përtoni të ushtroni, ndani tre minuta për këto ushtrime, të cilat trupin tuaj do ta bëni më të bukur, transmeton Telegrafi.

Ushtrohet me stomak të thatë

1. Shtrihuni në dysheme dhe relaksohuni. Qëndroni ashtu 30 sekonda.

2. Ngrini këmbët dhe lakoni si bretkosë: me duar bashkoni të dy shputat.

Do të ndieni se si ju tendosen muskujt e barkut, të shpinës, pjesa e brendshme e kërdhokullave. Kjo do të thotë që ushtrimin e bëni drejt.

3. Qëndroni në atë pozicion 15 sekonda dhe bëni 3 frymëmarrje të ngadalshme.

4. Ngrini ngadalë kokën dhe tërhiqeni majën e kokës drejt gishtave të mëdhenj të këmbëve. Me atë rast mos e tendosni qafën, por gjithë pjesën e sipërme të trupit.

Qëndroni në atë pozicion 10 sekonda, duke marrë frymë thellë.

5. Me rastin e nxjerrjes së frymës ngadalë lëshoni kokën dhe shtrini këmbët. Qetësohuni dhe qëndroni në atë pozicion 15 sekonda.

Ky ushtrim nxit metabolizmin dhe ndihmon që të ngriheni nga shtrati të ngopur me gjumë dhe me humor të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...