Ushtrimet zvogëlojnë oreksin dhe me këtë ulin peshën

PUBLIKUAR

Ushtrimet e ndryshme trupore veprojnë në mënyrë të ndryshme në prodhimin e dy hormoneve kryesore, të cilat ndikojnë në apetit: grelina, që shton apetitin dhe peptidi YY, që zvogëlon apetitin. Shkencëtarët e Universitetit të Lougborout, duke analizuar ndikimin e aktivitetit fizik të disa studentëve, kanë vërejtur se gjatë vrapimit nëpër shirit vrapues shtohet prodhimi vetëm i hormonit grelinë, ndërsa gjatë ushtrimeve aerobike vërehet shtimi i peptidit YY.

Studimi është zhvilluar te disa studentë meshkuj përgjatë tri seancave stërvitore. Gjatë një seance, që zgjati tetë orë, njëri grup ka vrapuar 60 minuta, ndërsa shtatë orë ka pushuar, ndërsa pjesëmarrësit e grupit tjetër kanë ngritur pesha gjatë 90 minutave dhe pas këtyre ushtrimeve kanë pushuar gjashtë orë e gjysmë.

Grupi i tretë ka qenë grupi i kontrollit, në të cilin participantët aspak nuk kanë ushtruar. Të dyja grupet të cilat kanë ushtruar kanë pasur mungesë të dëshirës për ushqim (apetitit) gjatë ushtrimeve. Grelina është hormon i cili është zbuluar para dhjetë vjetësh në Japoni, ndërsa paraprakisht ishte konsideruar se është hormon i ngjashëm me atë të rritjes, më vonë është vërejtur ndikimi i tij në apetit dhe në uljen e peshës./ZËRI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...