Ushtrimet më të mira fizike për zvogëlimin e sheqerit në gjak

PUBLIKUAR

Diabeti i prek rreth 3.7 milionë persona vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët thonë se në mënyrë që ta parandaloni zhvillimin e diabetit, ju duhet ta ndryshoni mënyrën si ushqeheni, si dhe të bëni ushtrime të rregullta fizike, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nuk është vetëm kjo – ata pohojnë se disa ushtrime fizike janë më të mira sesa tjerat në aspektin e zvogëlimit të niveleve të sheqerit në gjak.

Ekspertët shëndetësorë thonë se pacientët duhet të synojnë të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar çdo javë, e ky aktivitet përfshin çdo lloj të ushtrimeve aerobike të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe i bëjnë pacientët të djersiten.

Ecja me ritëm të shpejt, çiklizmi ose noti janë zgjedhje ideale për pacientët.

Përveç se ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak, këto ushtrime janë të mahnitshme edhe për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...