Ushtrimet e tendosjes së muskujve të qafës

PUBLIKUAR

Me këto ushtrime do ta tendosni shtyllën kurrizore dhe qafën, supet dhe kafazin e kraharorit, trupin, këmbët. Në këtë mënyrë do të lehtësoni kokëdhimbjen dhe do ta shtoni koncentrimin.

Tendosja e muskujve të qafës

Qëndroni drejt në skajin e përparmë të karriges, me shputa paralele dhe muskulaturë aktive në pjesën e barkut dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

Kështu, duke mbajtur qëndrim të drejtë të trupit, vendosni të dy duart pas koke, shuplakën në shuplakë, pastaj kokën ngadalë tërhiqeni nga poshtë, transmeton Telegrafi.

Zakonisht mjafton vetëm pesha e duarve pa tërheqje të fortë që të tendoset mirë pjesa e pasme e qafës dhe shpina.

Pozitën mbajeni nga tre deri në pesë frymëmarrje dhe frymënxjerrje.

Kthejeni kokën në pozitën fillestare dhe pastaj, duke mbajtur drejt trupin, vendoseni dorën e majtë pas veshit të djathtë (dorën tjetër kthejeni pranë trupit), pastaj kokën ngadalë kthejeni anash, në një kah me supin.

Përsëriteni ushtrimin tri deri në katër herë në të dyja anët dhe secilën herë mbajeni deri në dy-tre frymëmarrje dhe frymënxjerrje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...