Ushtria ukrainase thotë se nisi një kundërsulm pranë Kievit – shton se përparimi rus është ngadalësuar

PUBLIKUAR

Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit, tha transmetuesi publik ukrainas Suspline duke cituar një këshilltar të ministrit të Brendshëm.

“Nata ishte mjaft e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase kundërsulmoi pranë Kievit”, citohet të ketë thënë Vadym Denysenko, përcjell Telegrafi.

“…Në mëngjes u dëgjuan beteja artilerie në Kiev në periferinë perëndimore… Nuk ka ende informacion të mëtejshëm të detajuar”, shtoi ai.

Megjithatë, BBC shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këtë pretendim.

Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar përditësimin e tij të përditshëm të mëngjesit, duke thënë se avancimi rus në pjesë të Ukrainës është ngadalësuar.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...