Ushtria ruse pezullon bombardimet në Ukrainë në ora 10:00, për të lejuar evakuimin e qytetarëve

PUBLIKUAR

Forcat ruse do të pezullojnë bombardimet këtë mëngjes për të lejuar qytetarët ukrainas të qytetit Mariupol dhe Volnovakha që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Reuters citon agjencinë e lajmeve Interfax, përcjell Gazeta Express.

“Forcat ruse do të ndalojnë bombardimet në ora 10:00 me kohën lokale të Moskës për të lejuar kooridorin humanitar në qytetet Mariupol dhe Volnovakha, ka deklaruar ministria e mbrojtjes ruse”, raporton Interfax.

Kryetari i Mariupol dje ka deklaruar se qyteti është bllokuar nga forcat ruse dhe për këtë shkak ka mungesë të ujit, ngrohjes, rrymës dhe rezervave të ushqimit.

“Duan ta fshijnë Mariupolin dhe qytetarët e Mariupolit nga faqja e dheut”, tha ai duke përshkruar bombardimet nga ushtria ruse të banesave dhe spitaleve.

Qyteti-port Mariupol ka 400 mijë banorë edhe është target strategjik për Rusinë. Nëse e merr nën kontroll qytetin atëherë ia mundëson të ndërtojë një korridor të gjatë me gadishullin e Krimesë të cilin e ka aneksuar në vitin 2014

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...