Ushtria kineze krijon kallashnikov me laser si në Star Wars

PUBLIKUAR

Ushtria kineze ka krijuar një kallashnikov me laser si në filmin e njohur Star Wars, i cili është në gjendje të shkaktojë ‘dhimbje përtej imagjinatës’, thuhet sipas hulumtuesve.

Kjo armë mund të qëllojë cakun pothuajse nga një kilometër largësi, duke përdorur një rreze të energjisë që nuk mund të shihet por shkakton “karbonizim të menjëhershëm” të lëkurës njerëzore.

Arma, e cila është mjaftueshëm e fuqishme sa për t’i kaluar edhe dritaret, mund t’i djegë rrobat brenda sekondës, thonë shkencëtarët, transmeton Gazeta Express.

Burime të ndryshme thonë se arma është gati të hyjë në prodhim të gjerë dhe së pari do t’iu jepet skuadrave anti-terror.

Arma u krijua në Institutin “Xian” që ndodhet në Akademinë Kineze të Shkencave, në provincën Shaanxi.

Burimet thonë se arma 15mm kalibërshe mbushet përmes një baterie litium dhe mund të montohet në vetura, anije dhe aeroplanë.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...