Ushtria e Kim Jong-un gati për luftë (Foto)

PUBLIKUAR

Ushtria e Kim Jong-un tregon se është përgatitur për luftë, teksa qëllojnë me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të “ngacmuar” anijet luftarake armike, këtë të martë.

Qindra tanke janë rreshtuar përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85 vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore.

Kim Jong-un ka përshëndetur ushtrinë teksa ndiqte këtë përgatitje ushtarake, e cila përfshinte lëshimin e mbi 300 predhave nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë të lëshuara nga nëndetëset.

85-vjetori i formimit të ushtrisë së Koresë së Veriut nuk është thjesht një ditë për të treguar forcën ushtarake, por edhe një ditë feste në shtetin diktatorial, transmeton tch.

Ndërkohë që anija luftarake amerikane “Carl Vinson” i është drejtuar gadishullit korean, për t’iu bashkuar stërvitjes së përbashkët me Korenë e Jugut.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...