Ushtri me 8 mijë ushtarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka deklaruar Forca e Sigurisë në të ardhmen do t’i ketë 5 mijë ushtarë aktivë, 3 mijë rezervë.

Zëri: Sa anëtarë i ka aktualisht FSK-ja dhe sa ushtarë pritet t’i ketë ushtria?

Rama: FSK-ja aktualisht i ka 2500 ushtarë aktivë dhe 800 rezervë. Në të ardhmen, duke u bazuar në krejt ato analiza që i përmenda, Forca e Sigurisë do t’i ketë 5 mijë aktivë, 3 mijë rezervë.

Zëri: A janë të mjaftueshëm?

Rama: Mbi bazën e të gjitha ekspertizave që i kemi bërë qe gjashtë vjet momentalisht janë të mjaftueshëm. Tash varet prej rreziqeve që mund të vijnë në të ardhmen, të cilat ne nuk mund t’i parashikojmë tash dhe të themi se do ta kemi këtë rrezik në vitin 2020, mirëpo fillimi është shumë me rëndësi kur fillon mbi bazën e të gjitha analizave.

Zëri: Dihet që në veri të Kosovës është një situatë pak më ndryshe. A do të ketë mandat ushtria e Kosovës që të dalë në veri të vendit?

Rama: Ushtria e Kosovës ose Forca e Sigurisë e Kosovës është në shërbim të gjithë qytetarëve dhe do të shërbejë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Më e lehta është për mua që të përgjigjem në këtë pyetje sepse unë nuk jam politikan, unë zbatoj urdhra, unë jam nën kontrollin civil demokratik dhe çdo vendim, çdo urdhër që vjen nga lart jam i thirrur t’i zbatoj.

Zëri: Do të thotë do të funksionojë edhe në veri të vendit?

Rama: Normalisht.

Zëri: Sa pjesëtarë të komuniteteve joshumicë aktualisht janë pjesë e Forcës dhe a kanë mbetur prej tyre pjesëtarë të komunitetit serb?

Rama: Po, po, aktualisht ne kemi mbi 10 për qind të komuniteteve. Do të thotë në FSK kemi një numër edhe të komunitetit serb.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...