Një ushtar rus me kontratë e ka vrarë veten me armë zjarri pasi më parë e kishte vrarë aksidentalisht një bashkëluftëtar gjatë stërvitjeve në një kamp në Armeni, njofton ushtria ruse.
“Më sa duket ushtari u frikua nga pasojat e incidentit dhe përgjegjësia për vrasjen e kolegut, pasi i kishte shkelur kushtet e sigurisë dhe aksidentalisht kishte shtënë mbi të me pushkë në një hapësirë stërvitore”, ka kumtuar ushtria ruse, transmeton Express.
Sipas ushtrisë ruse, një hetim ka nisur ndaj këtij incidenti. /Express


