Ushtari i Koresë së Veriut qëllohet me pesë plumba, pamje që tregojnë arratisjen e tij drejt Jugut (Video)

PUBLIKUAR

Mediat e huaja kanë publikuar një video në të cilën thuhet se shihet një ushtar i Koresë së Veriut, i cili tenton të arratiset nga ky vend, në drejtim të Koresë së Jugut.

Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon se si ushtari me shpejtësi të lartë me një xhip tenton të largohet, ndërsa ndiqet nga ushtarët e Koresë së Veriut duke gjuajtur me armë në drejtim të tij, ndërsa ai tenton të kalojë kufirin.

Më tej, edh pse ia del, ai plagoset nga plumbat e qëlluar.

Gjithsesi, thuhet se atëherë ushtarët e Koresë së Jugut zvarriten deri tek ai dhe e tërheqin atë në një zonë të sigurisë.

Bëhet e ditur se dezertuesi u qëllua së paku pesë herë me plumba dhe u transferua në një spital ku ai iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ai tanimë thuhet se është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...