Ushtarët indian bien në tokë, pasi u këputet litari derisa po lëshoheshin nga helikopteri (Video, +16)

PUBLIKUAR

Ky është momenti rrëqethës kur tre ushtarë indian rrëzohen në tokë pasi u këputet litari me të cilin po lëshoheshin nga helikopteri.

Ushtarët po lëshoheshin me litar gjatë një trajnimi në Neë Delhi të Indisë, kur në një moment u këput litar dhe përfunduan në tokë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht që të tre i kanë mbijetuar rrëzimit që ndodhi në ditën e ushtrisë indiane, ku ky vend po demonstronte aftësitë ushtarake gjatë një parade.

Në video mund të shihet se si tre ushtarët bien në tokë nga helikopteri i tipit ALH Dhruv, ndërsa ushtari i parë që u rrëzua ka pësuar më pak lëndime trupore pasi ishte më afër tokës derisa po lëshohej me litar.

Ndërkaq dy ushtarët tjerë u rrëzuan në tokë nga një lartësi prej 15 metrave, ndërsa në spital nuk kanë specifikuar se për çfarë lëndime bëhej fjalë.

Raportohet se shkak i këtij incidenti ishte cilësia e dobët e litarit, kurse autoritetet e sigurisë kanë filluar hetimet zyrtare për të përcaktuar shkakun. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...