Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi

PUBLIKUAR

Dieta të cilin do t’ua përcaktojë mjeku nëse vjen deri inflamacioni i pankreasit është shumë e rreptë, ndërsa pasojat e mosmbajtjes janë edhe më problematike.

Ushqimi luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e kushteve që mund ta dëmtojnë pankreasin, transmeton Telegrafi.

Alergjenët

Në Universitetin Maryland Medical Center kanë konkluduar që alergjenët rrisin rrezikun nga zhvillimi i problemeve me pankreas.

Alergjenë mund të jenë qumështi, djathi, vezët dhe produkte të tjera qumështore, si edhe ushqimet, të cilave u janë shtuar aditivët kimikë dhe konservansët, gruri, misri dhe soja.

Transyndyrat dhe yndyrat në përgjithësi

Ushqimet e përpunuara industrialisht të pasura me acidet transyndyrore (margarinë, ushqimet e fërguara në vajra bimore dhe ëmbëlsirat) mund të çojnë deri te zhvillimi i gurëve të tëmthit. Një nga shkaqet kryesore të pankreatitit është kur guri i tëmthit bllokohet në tëmth dhe bllokon kanalin i cili liron enzimat e nevojshme për përpunim adekuat të ushqimit.

Duheni ta reduktoni sasinë e mishit të përpunuar të kuq dhe në vend të kësaj proteinat t’i merrni nga burimet joyndyrore, siç janë peshku dhe fasulet. Duhet të reduktohen, dhe nëse është e mundshme të përjashtohet komplet ushqimi i përpunuar, i pjekur dhe ushqimi i fërguar me vajra të pashëndetshme.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...