Ushqimet që mund t’i hani pa u trashur fare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Përderisa nuk ekziston diçka e tillë si ushqim me zero kalori, ka disa ushqime të cilat mund t’i hani lirshëm pa u brengosur se do të shtoni kile.

Sipas ekspertes së ushqimit, Dr. Lisa Young, këto ushqime në përgjithësi ndahen në dy kategori: pemë dhe perime, transmeton Telegrafi.

Young thotë se ka disa arsye se përse nuk shtoni peshë duke i ngrënë ushqimet e mëposhtme:

– Kryesisht përbëhen nga uji
– Kanë shumë pak kalori
– Përmbajnë fibra, të cilët ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur

Megjithëse këto pemë dhe perime nuk kanë shumë proteinë, ato janë të mbushura me vitamina, antioksidantë dhe nutrientë tjerë që i shërbejnë mirë shëndetit të përgjithshëm.

Boronicat
Boronicat më së miri njihen për përmbajtjen e antioksidantëve. Ky ushqim ka më shumë antioksidantë sesa çdo pemë tjetër, ndërkaq 1 gotë me boronica ka vetëm rreth 85 kalori.

Kastravecët
Kastravecët përbëhen kryesisht prej ujit, ndërkaq përmbajnë vetëm rreth 16 kalori. Farat dhe lëvorja e kastravecit përmban më së shumti vlera ushqyese, andaj më së miri është të mos e qëroni. Lëvorja dhe farat ju furnizojnë me fibra dhe me një formë të vitaminës A që njihet si beta-karoten, e i cili është i mirë për sytë.

Domatet
Këto më së shumti njihen për faktin se përmbajnë licopen, i cili është karotenoid që na ndihmon t’i luftojmë sëmundjet kronike, por edhe që ia jep domates ngjyrën e kuqe. Përveç licopenit, domatet përmbajnë edhe vitaminë A, C dhe B2, por edhe krom, kalium dhe fibra.

Një domate e madhësisë mesatare përmban vetëm 25 kalori.

Brokoli
Brokoli ka më së shumti vlera ushqyese kur hahet pa iu nënshtruar ndonjë procedure gatimi, ose kur avullohet. Kjo perime përmban silforafan, i cili është antikancerogjen që punon për t’i shkatërruar kimikalet që e shkaktojnë kancerin në trup.

Përveç vitaminës A, C, E dhe K, brokolit kanë edhe sasi të madhe të fibrave, ndërkaq përmbajnë vetëm 31 kalori.

Portokalli
Shumica i njohin portokajtë për përmbajtjen e vitaminës C, por kjo pemë ofron edhe efekte tjera shëndetësore. Për shkak se vitamina C është kruciale për prodhimin e kolagjenit, portokajtë e ndihmojnë lëkurën të lirë nga dëmtimet dhe e bëjnë të duket mirë. Veç kësaj, portokalli ka pak kalori – një portokall i madhësisë mesatare ka vetëm rreth 80 kalori.

Dredhëzat
Ka më shumë vitaminë C në dredhëza sesa në portokall. Veç kësaj, dredhëzat janë të mbushura plot me folifenole – një lloj antioksidanti. Dredhëzat gjithashtu janë burim i mirë i kaliumit dhe fibrave, nuk kanë yndyrë, kolesterol, kripë, etj. Një servim dredhëza ka vetëm rreth 50 kalori. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...