Ushqimet që duhet t’i hani nëse dëshironi ta zvogëloni rrezikun e osteoporozës

PUBLIKUAR

Ju duhet t’i mbani eshtrat të fortë. Përndryshe, ju mund të përfundoni të diagnostikuar me osteoporozë – sëmundje ku eshtrat hollohen dhe dobësohen duke u bërë më të prirë të thyhen, e veçanërisht gjatë aksidenteve.

Ka disa faktorë të ndryshëm të rrezikut për osteoporozë, transmeton Telegrafi.

Faktorët që e rrisin rrezikun e kësaj sëmundje janë:

– Mosha mbi 65 vjeçare
– Historia familjare me këtë sëmundje
– Pirja e duhanit
– Konsumimi i tepërt i alkoolit apo kafes
– Dieta që ka mungesë të kalciumit dhe vitaminës D
– Konsumimi i medikamenteve të caktuara për një periudhë të gjatë, siç janë ato me steroide
– Sëmundja gjithashtu është më e zakonshme te femrat

Pra, siç mund ta shihni, gjinia dhe mosha janë dy gjëra të pashmangshme dhe të pandryshueshme që e rrisin rrezikun e osteoporozës.

Sidoqoftë, ju mund t’i ndërmerrni disa hapa për ta ulur dukshëm rrezikun e kësaj sëmundje. Një prej këtyre hapave, është ta ndryshoni mënyrën se si ushqeheni.

Ekspertët kanë treguar se cilat ushqime janë tejet të shëndetshme për ta parandaluar këtë sëmundje.

– Veza
– Kale
– Farat e susamit
– Bajamet
– Arrat braziliane
– Sardelet
– Fasulet edamame, etj. /Telegrafi/ 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...