Ushqimet e rrezikshme për shëndetin të cilat e shkaktojnë kancerin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Numri i sëmundjeve gjithmonë është në rritje, dhe prandaj duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve tjera.

Është tejet e domosdoshme që t’i ndryshoni shprehitë e ushqimit dhe mënyrën e jetesës për t’i minimizuar rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve tjera, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa ushqime, të cilat sipas nutricionistëve janë të dëmshme për shëndetin.

Vajrat e hidrogjenerizuara

Vajrat e hidrogjenerizuar gjenden në të gjitha llojet e ushqimit, e në veçanti në margarinë, në ushqime të ripaketuara dhe në ‘fast food’.

Kokoshkat e mikrovalës

Sipas hulumtimeve, kimikalet të cilat gjenden në pjesën e brendshme të kokoshkave të mikrovalës përfshijnë edhe acidin perfluorooctanoik (PFOA), dhe janë kimikale që shkaktojnë sëmundje të mëlçisë dhe kancerin e pankreasit. Kur vendoset qesja në mikrovalë, kimikalet shpërndahen edhe brenda kokoshkave. Prandaj përgatitni kokoshkat në mënyrën e vjetër, siç i keni përgatitur kur nuk keni pasur mikrovalë.

Pluhuri i bardhë

Pluhuri i bardhë i rafinuar është përbërësi më i zakonshëm në çdo ushqim, por sasia e madhe e karbohidrateve nuk është arsyeja e vërtetë se përse duhet të brengoseni.

Studimet tregojnë se konfirmimi i karbohidrateve të rafinuara e rritë rrezikun e kancerit të gjirit te gratë për 220 për qind.

Ëmbëlsirat

Sheqeri është i keq! Sheqeri që gjendet në pemë dhe perime nuk është i keq, por i dëmshëm është sheqeri i bardhë i përpunuar. Kancerit i “pëlqen” sheqeri, dhe aq më shumë që e konsumoni, aq më i madh rreziku për kancer. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...