Hulumtuesit mund ta kuptojnë nëse jeni duke u ushqyer shëndetshëm vetëm duke jua shikuar urinën, dhe ata mund ta përdorin këtë atë informacion për të shikuar nëse keni qenë duke i ndjekur këshillat e doktorit.
Studimi në ‘Lancet Diabetes & Endicrinology’, në bazë të analizave të tyre, ka treguar se urina mund të jetë indikator i mënyrës se si ushqeheni. Veç kësaj, hulumtuesit tanimë janë të aftë të analizojnë urinën e një personi dhe t’ia përshtatin atij një dietë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Autorët thonë se kjo metodë do t’i ndihmojë ekspertët t’i monitorojnë pacientët që janë duke u rikuperuar nga sulmet në zemër dhe personat mbipeshë. /Telegrafi/


