UP nuk do të ketë probleme financiare

PUBLIKUAR

1

Vendimi i Qeverisë për uljen e tarifave për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, nisi të nxjerrë dyshime rreth një krize të mundshme të këtij institucioni. Por, ministri i Financave, MASHT-i dhe menaxhmenti i UP-së sot e kanë hequr këtë dilemë, duke siguruar se Universiteti i Prishtinës nuk do të ketë probleme financiare.

Pas publikimeve të fundit në disa media në Kosovë se Universiteti Publik “Hasan Prishtina” do të përfshihet nga kriza financiare, sot për këtë çështje janë mbledhur ministri i Financave, Besim Beqaj, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe u.d. i rektorit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, Anton Berishaj, ku kanë diskutuar lidhur me gjendjen buxhetore të UP-së.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Financave, pas këtij takimi kanë njoftuar opinionin publik, studentët, por edhe stafin e Universitetit, se nuk do të ketë probleme financiare dhe në asnjë mënyrë nuk do të cenohen pagat e profesorëve universitarë dhe shpenzimet kapitale siç janë të planifikuara në buxhetin e Republikës së Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e tarifave për regjistrim të studentëve për 50 për qind, si dhe për të gjithë ata që do të regjistrohen ketë vit, ku regjistrimi do të ju mundësohet falas, është vendim i mirëpritur nga të gjithë studentët. Dëshirojmë të theksojmë se ky vendim nuk do të ndikojë aspak në funksionalitetin e Universitetit të Prishtinës, pasi që Qeveria e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme konform kapaciteteve buxhetore”, thuhet në njoftimin e përbashkët të MASHT, MF dhe UP.

Sipas njoftimit, MAShTështë në koordinim të plotë me Ministrinë e Financave dhe Rektoratin e UP-së, për të menaxhuar situatën, e cila sipas tyre do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e studentëve dhe familjeve të tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...