Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

PUBLIKUAR

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një reagim nga zyra e tij, sa i takon protestave të ditëve të fundit.

“Dëmet nuk janë të vogla, por rregullohen”, deklaroi ai, ndërsa theksoi se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës së verbër.

Me një gur në dorë, tha “se ajo armë mund të bëhet edhe vdekjeprurëse”. Sipas tij, nuk janë studentët që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”.

“Unë dua që ta nënvizoj këtë me shumë forcë, familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë me uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë (për gurin) në breshëri, pa pushim! Me orë e orë të tëra, ndërkohë që në ekrane demonizohen si autorë të dhunës, janë familje që jetojnë me të ardhura shumë modeste, për sakrificën dhe qëndresën e këtyre heronjve të shtetit.

Në këto orë që nuk po sfidohem unë, qeveria, një shumicë qeverisëse, por një rrugë, një mision, një objektiv! Sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria e Bashkimit Europian e vitit 2030”, tha kreu i qeverisë referuar punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë qenë në përballje frontale me protestuesit.

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Kamenicë: Ndalohet një person, u kap duke transportuar 160 kg mish pa dokumentacion

Një person është ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi gjatë kontrollit të veturës...