UP-ja, edhe sivjet nikoqire e qindra studentëve nga vende të ndryshme të botës

PUBLIKUAR

Rreth 350 studentë, vendorë e ndërkombëtar, nga vende të ndryshme të botës, nga data 5 korrik deri më 15 korrik 2016, do të jenë pjesëmarrës në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gjatë kësaj kohe do të ofrohen gjithsej 11 kurse nga fusha të ndryshme të studimit, të cilat ligjërohen nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, si nga SHBA-të, Gjermania, Irlanda, Polonia, Rusia, Kroacia, Bullgaria,…

Sipas një njoftimi të UP-së, pjesëmarrësit gjatë këtyre ligjëratave do të kenë rastin të përfitojnë njohuri të ndryshme nga profesorët ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe do të këmbejnë përvoja akademike dhe shkencore nga të gjitha lëmit.

“Përveç aktivitetit akademik, përgjatë këtij programi zhvillohen edhe një serë aktivitetesh tjera, si: forume, punëtori të ndryshme, ekskursione, gara sportive, mbrëmje studentore, vizita të ndryshme dhe aktivitet të tjera”, thuhet në njoftim.

Sipas prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Ass. Dr Afrim Hoti, këtë edicion, është vënë re një interesim më i madh i të rinjve nga vende të ndryshme të botës, si nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Zvicra, Norvegjia, Polonia, Spanja, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Tunizia, Turqi, Japonia, Shqipëria, Bangladeshi, Belgjika, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Kamboxhia, Kina, Kroacia, Çekia, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Gana, Indonezia, Italia, Kazakistani, Kenia, Maqedonia, Malejzia, Mali i Zi, Namibia, Nigeria, Pakistani, Filipinet.

Në përfundim të këtij programi studentët do të certifikohen nga Universiteti i Prishtinës dhe do të marrin 4 kredi (ECTS). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit...

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që...