United synon ta kthejë Ronaldon

PUBLIKUAR

Djajtë e Kuq” e duan kthimin e portugezit. CR7 luajti shtatë sezone në “Old Trafford”, bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Manchester United ka shprehur dëshirën për ta kthyer në “Old Trafford”, Cristiano Ronaldon.

Raportohet se klubi anglez tashmë ka pasur kontakte me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, për ta kthyer fituesin e pesë Topave të Artë, i cili sot vlerësohet, 26 milionë funte.

Ronaldo, aktualisht 36-vjeçar, mund të luajë të paktën edhe dy apo tre sezone dhe United do që njëri prej më të mirëve në histori të klubit dhe futbollit në përgjithësi, t’i varë atletet në “Old Trafford”.

CR7 ka luajtur shtatë sezone në “Old Trafford”, bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...