“Unë nuk besoj në rivalitet kur është në pytje arti”, thotë këngëtarja Nita Latifi për portalin LipjaniNews

PUBLIKUAR

26139

Ajo është një interpretuese shumë e mirë e muzikës live, ka përfunduar gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Eshtë pjesë e një bendi muzikor me të cilin performon live. I pëlqen shumë aktrimi

LipjaniNews: Na tregoni diçka për veten.

Nita Latifi: Unë jam Nita nga Prishtina, 21 vjece, merrem me muzikë dhe studioj gjuhën angleze.

LipjaniNews: Si lindi ideja e serialit “Andrrat”?

Nita Latifi: E pashë audicionin, shkova të provoj dhe mora një rol shumë të mirë.

LipjaniNews: A ishit e kënaqur me rolin tuaj?

Nita Latifi: Isha shumë e kënaqur, jo vetëm me rolin por edhe me bashkëpunimin me artistat dhe regjisorët, kemi kaluar kohë shumë të mire bashkë.

LipjaniNews: Kush e realizoi këngën pjesmarrëse në TOP FEST 11?

Nita Latifi: Këngen e ka realizuar kompozitori Enis Mullaj dhe tekstin Aida Baraku.

LipjaniNews: A jeni e kënaqur me suksesin e kësaj kënge?

Nita Latifi: Jam shumë e kënaqur me suksesin e kënges, është pëlqyer shumë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, kam marrë shumë mesazhe dhe komente të bukura që më kanë bërë të ndihem mirë.

10471274_10152419664889854_8709147699666476668_n

LipjaniNews: Pse vendosët të riktheheshit në skenë pikërisht në festivale?

Nita Latifi: Pasi që pushova, njëkohësisht u morra me studimet, nuk e kisha ne plan të bëj baladë po si gjithmonë gjërat spontane janë më të bukurat, ndërrova mendje posa e dëgjova.Vendosa të shkoj në Top Fest prapë se eksperienca e kaluar ka qenë shumë e mirë dhe të kenduarit live më bën të ndihem më rehat në skenë.

LipjaniNews: A ka të bëjë teksti i këngës “Histori” me jetën tuaj private?

Nita Latifi: Unë shkruaj tekste edhe vet, por me qenë se për baladë nuk kisha ide asesi nuk po frymëzohesha nga jeta e përditshme, ja besova tekstshkruesës tonë të madhe Aida Barakut, kështu që nuk ka të bëjë me jetën time private se po të kishte do ta shkruja vet.

LipjaniNews: A keni përkrahje nga kolegët?

Nita Latifi: Normalisht, tash kemi kaluar kohë në skenë dhe me shumicen njihemi, e përkrahim njëri-tjetrin pasi që shteti nuk na përkrah hahaha.

10338305_10152343348439854_6128182456306747482_n

LipjaniNews: Kë e konsideroni rival të skenës?

Nita Latifi: Rival? Unë nuk besoj në rivalitet kur është në pytje arti, detyra e artistit është që të jetë i veqantë në atë që bën, kështu që nuk mund të krahasohet njëri me tjetrin e te quhemi artista.

LipjaniNews: Na shpalosni planet tuaja?

Nita Latifi: Mi shpalosë?! Oh veq sa i palova hahahaha!! Projekti tjetër ka filluar por nuk do të bëj publike asgjë para se të mbarojë Top Festi. Pastaj të shohim, ndoshta me një videoklip…

LipjaniNews: Faleminderit shumë që pranuat të jeni pjesë e kësaj interviste të këndshme.

Nita Latifi: Faleminderit edhe juve që më zgjodhet pikërisht mua, kënaqësia ishte e imja, suksese.

10412006_10152483917809854_573680167736029874_n

999996_10151909975314854_138615286_n

 

 

Intervistoi: Albina Zeneli/LipjaniNews/.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja premton rregullimin e lumit Sitnica

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka paralajmëruar nisjen e një projekti për...

Shukri Buja mobilizon shtabin: Nesër takohemi në sheshin ‘Adem Jashari’

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se nesër, më 13 shtator,...