Ulpiana e shënon fitoren e parë në Superligë duke e mposhtur Gjilanin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Ulpiana e ka shijuar fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar, duke e mposhtur 3:2 Gjilanin në një ndeshje dramatike, ndërkohë që Drita e ka rigjetur rrugën e fitores duke e mposhtur 2:0 Drenicën.

Janë mbyllur ndeshjet e javës së pestë në Superligë të dielën, Dritën që ka fituar në Skenderaj dhe me Ulpianën që e ka tronditur 3:2 Gjilanin e Ismet Munishit, raporton Gazeta Express.

Trimror Selimi me një gol në minutën e 90+9 ia siguroi klubit nga Lipjani fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar, në debutimin në Superligë.

Besar Musolli e kishte kaluar Gjilanin në epërsi në minutën e 48-të, pas një pjese të parë pa gola.

Por Marclei Santos e barazoi rezultatin në 1:1 vetëm dy minuta më vonë, para se ta kalonte Ulpianën në epërsi për herë të parë në minutën e 69-të.

Fiton Hajdari e barazoi rezultatin në 2:2 për Gjilanin dhe kur u duk se skuadra e Munishit po i shpëtonte humbjes, Selimi tronditi duke shënuar në frymën e fundit.

Ndërkohë, në Skenderaj, Almir Ajzeraj dhe Hamdi  Nimani ia siguruar Dritës fitoren e tretë në pestë ndeshje këtë sezon, që i ndihmon skuadrës gjilanase ta vazhdojë ecurinë pa humbje.

Për Drenicën, e cila e ka nisur sezonin në mënyrë të përsosur, kjo ishte humbja e parë pas një barazimi dhe tri fitoreve radhazi.

Pas pesë javëve, renditjes në Superligë i prin Ballkani me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

Malisheva është e treta me 10 pikë, aq sa ka edhe Drenica një pozitë më poshtë. Gjilani dhe Feronikeli kanë nga gjashtë, ndërsa Prishtina pesë dhe Ulpiana katër. Dukagjini dhe Llapi janë të fundit me nga dy pikë. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...