Ukraina thotë se nga shtatori mund të eksportojnë 3 milionë tonë drithëra

PUBLIKUAR

Ukraina mund të eksportojë 3 milion tonë drithëra nga portet e saj në shtator dhe në të ardhmen mund të jetë në gjendje të eksportojë 4 milion në muaj, tha të martën zëvendësministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Yuriy Vaskov.

Ai tha se Ukraina ka pranuar aplikime për 30 anije që do të eksportonin drithëra në dy javët e ardhshme.

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve të drithërave. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe kishte synim zhbllokimin e tri porteve ukrainase, që ishin bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor.

Javën e kaluar numri i i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase kishte shkuar në 16./REL

LAJME TË TJERA

Në Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, eksperti gjerman prezantoi studimin për ShSKUK-në

Në mbledhjen e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, kryeministri Albin Kurti, i cili kryeson këtë...

Aksident në Pejë, të përfshira dy vetura dhe një autobus – ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka...

I riu nga Gjakova ka nevojë për ndihmën tuaj, duhet ta bëjë transplantimin e dy veshkave

Adnan Syla nga Gjakova është diagnostikuar me sëmundjen e veshkave. Atij i duhet ta bëjë...

Kurti fton shqiptarët në Serbi t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë: Dëshmoni që jeni aty

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi...

SHIKO MË SHUMË

Zelensky: Nëse Putini ndalet, Rusia kursehet nga pasoja më të mëdha

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky argumentoi sonte se Rusia mund të shmangë pasojat më të...

Mobilizimi ushtarak, Rusia thotë se 10 mijë persona janë paraqitur vullnetarë për të luftuar në Ukrainë

Ushtria ruse tha më 22 shtator se të paktën 10.000 persona kanë dalë vullnetarë...

Tërmet i fuqishëm në Itali, kjo është magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë me thellësi 10 kilometra është regjistruar pak më...