Ukraina mbetet pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gati 3 vjet qeverisje, Kurti u tregon mërgimtarëve në Berlin çfarë ka bërë si Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje njofton se kryeministri Albin Kurti i shoqëruar me zyrtarë të qeverisë, ka...

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion

Është vërtetuar shkencërisht se zgjedhja e duhur e punës ka një efekt pozitiv në...

Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur goditur rrjetin elektrik të Ukrainës, miliona ukrainas kanë mbetur në terr.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nga këto sulme janë prekur shumë rajone, dhe paralajmëroi gjithashtu se rreth gjysma e Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim.

Ai tha se inxhinierët veçse kanë nisur punën për të riparuar linjat elektrike të goditura nga sulmet.

Deri tani nuk janë raportuar viktima.

Ndërsa katër persona u vranë në sulmet e së hënës.

Zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ignat, i tha Radios Evropa e Lirë se më 5 dhjetor mbrojtja ajrore ka arritur të godasë mbi 60 nga 70 raketat e lëshuara.

Ai tha se 38 raketa u lëshuan nga bombarduesit Tu-95, që gjenden të stacionuar në rajonin e Detit Kaspik dhe në rajonin jugor rus të Rostovit. Ky rajon gjendet në kufirin lindor të Ukrainës. Ndërkaq, 22 raketa të llojit Kalibr, sipas tij, u lëshuan nga anijet e flotës ruse në Detin e Zi.

Në fund të nëntorit Zelensky tha se sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar më shumë se 50 për qind të infrastrukturës energjetike të vendit.

Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta./REL

SHIKO MË SHUMË

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...

Gaza po shkon drejt një ndërprerjeje totale të internetit

Gaza po i afrohet një ndërprerjeje pothuajse totale të internetit pasi rajoni pësoi humbjen...