Ukraina ka thënë sot se kurrë nuk e ka furnizuar Korenë Veriore me teknologji të mbrojtjes.
Komentet e autoriteteve ukrainase vijnë si kundërpërgjigje ndaj një artikulli të New York Times, në të cilin e përditshmja amerikane i citoi ekspertët duke thënë se Koreja Veriore mund të ketë blerë motor raketor nga nja fabrikë ukrainase, transmeton Express.
“Ukraina kurrë nuk e ka furnizuar Korenë Veriore me motorë raketorë apo cfarëdo lloji të tekonologjisë raketore,” ka thënë sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Turchynov./Express/


