Ukraina: 30% e infrastrukturës energjetike është goditur nga raketat ruse

PUBLIKUAR

Ministri i energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko,  tha se 30% e infrastrukturës energjetike të vendit është goditur nga raketat ruse.

Ai tha kjo ishte hera e parë që nga fillimi i luftës që Rusia kishte “shënjestruar në mënyrë dramatike” infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi më herët se trupat e saj po vazhdonin sulmet ajrore me rreze të gjatë në infrastrukturën ushtarake dhe energjetike të Ukrainës.

Raportet sugjeruan se gjashtë persona u plagosën në një sulm të dytë rus në termocentralin Ladyzhyn (LTPP) në rajonin Vinnytsia të Ukrainës.

Komentet e Halushchenkos vijnë pasi disa vende të NATO-s dhe OKB-ja kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke kryer krime lufte me sulmet e saj të vazhdueshme ndaj objektivave civilë. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...