Pavarësisht nga dieta që keni zgjedhur, nëse konsumoni ujë të mjaftueshëm ju do të shpejtoni rënien nga pesha.
Hulumtuesit gjermanë kanë gjetur edhe dëshmi shkencore sipas të cilave konsumimi i mjaftueshëm i ujit në të vërtetë ndihmon në shkrirjen e kilogramëve.
Sipas tyre, uji përshpejton procesin e djegies së kalorive, duke ndihmuar kështu në rënien më të shpejtë nga pesha.
Gjatë studimit, është vërejtur se pas konsumimit të rreth gjysmë litri ujë, shkalla e djegies së kalorive te meshkujt dhe te femrat është rritur për 30 për qind.
Rritja e shkallës së djegies ka filluar 10 minuta pas konsumimit të ujit, ndërsa kulmi ka arritur pas afro 30 deri në 40 minuta.
Studiuesit po ashtu kanë treguar se kaloritë e shkrira te meshkujt dhe gratë vijnë nga burime të ndryshme. Te meshkujt, djegia e kalorive ishte kryesisht nga yndyrat, derisa te gratë është vërejtur një shkrirje më e madhe e kalorive si rezultat i shkrirjes së karbohidrateve.



