Uji me xhenxhefil bën mrekulli për shëndetin

PUBLIKUAR

Nëse keni kohë që përpiqeni të bini në peshë, uji me xhenxhefil do të përshpejtojë metabolizmin, shkruan “Zëri.info”.

Nëse deri më sot keni pirë vetëm ujin me limon, tashmë ka ardhur koha të njiheni me fuqinë e ujit me xhenxhefil. A e dini se xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme në botë gëzon veti shëruese kundrejt shumë sëmundjeve dhe mund të luftojë kancerin. Nëse jeni duke përjetuar një nga tri simptomat e mëposhtme, duhet të filloni të pini ujë me xhenxhefil çdo ditë.

E keni të vështirë të humbni peshë

Nëse keni kohë që përpiqeni të bini në peshë, uji me xhenxhefil do të përshpejtojë metabolizmin. Xhenxhefili përdoret si një përbërës aktiv në shumë suplemente, të cilat promovojnë humbje peshe, por juve ju mjafton të pini ujin me xhenxhefil.

Probleme të tretjes

Nëse keni probleme që lidhen me aparatin tretës, zgjidhja është xhenxhefili. Ai qetëson mukozën e zorrëve dhe lehtëson dhimbjet.

Sëmureni shpesh, ndiheni të lodhur

Uji me xhenxhefil është përgjigjja kundër virozëve të stinës. Kurdoherë që të ndiheni të pafuqishëm uji me xhenxhefil do të nxisë sistemin imunitar. Mjekët thonë se xhenxhefili mund të pastrojë sistemin limfatik, t’i eliminojë toksinat dhe t’i vrasë bakteret./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...