Ujërat e detit nxorën në plazh tubin e mbushur me kokainë, që vlen pesë milionë euro (Foto)

PUBLIKUAR

Në një plazh që ndodhet në County Clare të Irlandës është gjetur një tub në të cilin gjendeshin pakot me kokainë, që kapë vlerën e pesëmijë eurove.

Nuk dihet kujt i përket ky objekt metalik, që ngjanë me silurët që vendosen poshtë anijeve, në të cilin ishin futur 75 pako me lëndën narkotike, transmeton Telegrafi.

Secila njësi peshonte nga një kilogram, ndërsa ishte mbështjellë me najlon dhe  kishte sipër emblemën e ‘Playboy’.

Dyshohet se ky tub ishte vendosur poshtë ndonjë anijeje, apo lundre dhe pasi është shkëputur, ka qëndruar mbi sipërfaqe, derisa ka dalë në tokë.

Policia është duke bërë hetime dhe po kërkon nga të gjithë banorët e bregdetit, që të japin dëshmi nëse kanë parë ndonjë aktivitet të pazakontë. /Telegrafi/

ujerat-e-detit-nxoren-ne-plazh-tubin-e-mbushur-me-kokaine-qe-vlen-pese-milione-euro-foto-2

ujerat-e-detit-nxoren-ne-plazh-tubin-e-mbushur-me-kokaine-qe-vlen-pese-milione-euro-foto-3

ujerat-e-detit-nxoren-ne-plazh-tubin-e-mbushur-me-kokaine-qe-vlen-pese-milione-euro-foto-4

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...